WelCome
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

WelCome

WelCome
 
ForumGalleryPortalli**Latest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Akullore shtėpie

Shko poshtė 
AutoriMesazh
OKTAPODI
Administrator
Administrator



Numri i postimeve : 170
Age : 36
Location : Kendej Verdall
Registration date : 03/12/2007

Akullore shtėpie Empty
MesazhTitulli: Akullore shtėpie   Akullore shtėpie I_icon_minitimeThu Dec 06, 2007 8:21 pm

Akullore me Portokalle

Pėrbėrėsit. 40 g pana, 250 g sheqer, 6 portokalle, 1 limon, 1 gotė qumėsht, 1 gotė e vogėl lėng mandarinash, 1 gotė e vogėl lėng portokalli.

Pėrgatitja. Lani portokallet dhe limonin, thajini dhe fėrkojini lehtė lėkurat mbi sheqer qė tė marrė aromė. Ndajini pėrgjysėm portokallet, shtrydhini, filtrojini lėngun, hidheni nė njė tigan, shtoni gjithė sheqerin dhe lėngun e limonit, shkrijini nė zjarr shumė tė dobėt duke i pėrzier. Hiqini, lėrini tė ftohet shtoni panėn, lėngun e mandarinės e tė portokallit. Pėrzjejini dhe vendoseni nė makinėn e akullores.



Akullore me luleshtrydhe


Pėrbėrėsit. Pėr 6 persona: 500 g luleshtrydhe akullore me krem.

Pėrgatitja. Pėrgatisni akulloren si akullore kremi me vanilje (Zieni qumėshtin me vaniljen. Punojini tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa masa bėhet e bardhė dhe e fryrė. Vendoseni nė zjarr, hidhni pak nga pak qumėsht tė nxehtė dhe vazhdoni tė pėrzieni pa e lejuar tė marrė valė. Kur kremi e vesh lugėn hiqeni nga zjarri dhe filtrjeni nė kullesė. Lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Hidheni nė makinėn e akullores, lėreni pėr 15-20 minuta. Hiqeni kremin nė momentin e servirjes). Lani dhe thani luleshtrydhet, ruajini disa tė plota, shtypini me njė pirun tė gjithė tė tjerat dhe shtojani kremit. Vendoseni pėrgatesėn nė makinėn e akullores pėr 20 minuta. Servireni akulloren nėpėr tasa individuale duke i zbukuruar me luleshtrydhet e plota tė mbajtura mėnjanė. Nė tė njėjtėn mėnyrė mund tė bėni akullore me pjeshkė, kajsi ose banane.

Akullore me ēokollatė

Pėrbėrsit. Pėr 6 persona: 100 g ēokollatė, 120 g sheqer, 6 tė verdha veze, 3/4 L qumėsht.

Pėrgatitja. Zieni qumėshtin. Nė njė tigan tretni nė banjo-mari ēokollatėn e grimcuar me disa lugė qumėsht tė nxehtė dhe pastaj hidheni kremin e pėrftuar nė qumėshtin e mbetur. Nė njė tenxhere punoni tė verdhat e vezėve me sheqerin derisa tė pėrftohet njė masė e bardhė dhe e fryrė. Hollojeni me qumėshtin me ēokollatė tė hedhur ngadalė. Vendoseni nė zjarr nė flakė tė ulėt dhe duke e pėrzier, lėreni qė kremi tė trashet por pa arritur tė ziejė. Filtrojeni kremin nėpėrmjet njė kullese, hidheni nė njė enė dhe lėreni tė ftohet duke e pėrzier herė pas here. Vendoseni nė makinėn e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash. Akullorja ėshtė gati.

Akullore me karamel

Pėrbėrėsit. Pėr 4 persona: 100 g sheqer, 3 tė verdha vezėsh 2 gota pana (krem qumėshti).

Pėrgatitja: vendoseni sheqerin nė njė tigan, lageni me njė lugė ujė tė ftohtė dhe treteni nė zjarr tė dobėt. Ngriheni pak flakėn e zjarrit, hiqeni shkumėn dhe kur shirupi tė kėtė marrė ngjyrė tė kuqe tė praruar hidhni nė enė gjysėm gote ujė tė ngrohtė dhe hiqeni tiganin nga zjarri. Mbulojeni, vendoseni pėrsėri nė zjarr shumė tė ulėt. Pas rreth 20 minutash, sheqeri duhet tė jetė shkrirė krejtėsisht dhe tė ketė konsistencėn e njė shėrbeti tė trashė. Rrihni vezėt nė njė tas me pirun, hidhuni pėrsipėr shėrbetin me ngadalė duke e trazuar shumė fort derisa tė pėrftohet njė masė e lehtė dhe e fryrė. Vazhdoni tė pėrzjeni derisa tė ftohet. Vendoseni enėn nė kompartimentin me ngrimje tė thellė tė frigoriferit pėr gjysėm ore. Rrihni panėn pa sheqer dhe bashkojani pėrgatesės karamel- e verdhė veze. Hidheni nė makinėn e akullores dhe pas 20 minutash akullorja ėshtė gati. Ndajeni nėpėr tasa dhe shtroheni.

Akullore me kafe

Pėrbėrėsit. Pėr 6 persona: kafe, 150 g sheqer, 200 g pana, 200 ml qumėsht, 2 vezė, vanilje.

Pėrgatitja. Holloni nė qumėsht njė pako vanilje, jepini njė valė dhe pastaj lėreni tė ftohet. Nė njė enė rrihni vezėt me sheqerin dhe kur tė zbardhen e tė fryhen shtoni 3 filxhanė tė vegjėl kafe, pastaj panėn dhe qumėshtin e ftohur. Pėrzjejini fort, hidheni masėn nė makinėn e akullores dhe hiqeni pas 20 minutash ose sipas instruksioneve tė aparatit.

Akullore me fruta pylli

* Pėrbėrėsit. Pėr 6 persona: 400 g fruta pylli, 170 g sheqer, 1/4 pana, 1/2 limon.

Pėrgatitja. Pastroni, lani e thani frutat, hiquni bishtat. Vendosni nė frulator. Shtoni dhe lėngun e gjysėm limoni tė filtruar nė kullesė, sheqerin dhe panėn. Frulojini tė gjitha. Pastaj hidheni pėrgatesėn nė makinėn e akullores duke e lėnė rreth 20 minuta ose sipas instruksioneve tė aparatit.


Akullore krem


* Pėrbėrėsit. Pėr 4 persona: 4 tė verdha vezėsh, 130 g sheqer, 1/2 L qumėsht, 125 g bajame tė qėruara, 100 g sheqer pudėr, 50 g gjalp, brandy. Pėr zbukurim : 50 g pana, 4 qershi.

Pėrgatitja. Nė njė tenxhere rrihni tre tė verdhat e vezėve me sheqerin kokėrr derisa tė formohet njė masė e fryrė, pastaj hidhni ngadalė qumėshtin tė cilit i keni dhėnė njė valė mė parė, shtoni gjysėm gote tė vogėl brandy, duke e rrahur mirė. Rivendosni kremin nė zjarr nė banjo mari (uji duhet tė ziejė lehtas) nė mėnyrė qė tė forcohet. Ndėrkohė fruloni bajamet me sheqerin pudėr dhe gjalpin e zbutur, shtoni masėn e kremit ndajeni nėpėr tasa individualė dhe vendosini nė frigorifer pėr 3 orė. Servirini duke i zbukuruar me pannė tė rrahur dhe qershi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.zihnimagani.tk
 
Akullore shtėpie
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
WelCome :: Arti Dhe Kultura :: Kuzhina Shqipetare-
Kėrce tek: