ZGJIDH DHE MERR !
nga FAN NOLI.
1. A tė duhen duhen luftėtarė?
a do botės ti vesh zjarr ?
Do armiku arratinė tė marrė ?
Merr nja dhjetė Kosovarė !
2. Njerėz tė zgjuar me lezet
Qė i gjen nė ē'do anė
Qė tė bėjnė hallvė e salep
Kėta janė mjeshtrit Dibranė
3. A do njerėz pėr ahengje ?
Pėr tryezė e pėr kuvend,
Burra e gra kėrcejnė me lodėr,
Kėta i gjen veē nė Shkodėr !
4. A tė duhen gėnjeshtarė ?
Matrapazė e kokėtharė,
Qė rėrėn ta shesin pėr farė,
Merr Krutan dhe je i larė !
5. Po qeflij a tė duhen ?
Qė me jevga dinė tė kruhen ?
Zonja qė pjellin ēdo vit,
Vėtėm Elbasani i rrit !
6. Do ministra Kolonjarė ?
Se mbahen burra me mend !
Duan kudo tė jenė tė parė,
Nė mexhlis dhe nė kuvend !
7. Do budallenj qė veē hanė ?
Hajvanė me dy kėmbė,
Pasuri s'dinė tė venė,
Merr shėtit gjithė myzeqenė !
8. A do tė ruash florinė?
Katandinė e shtėpinė?
Me dy qofte mbushin sininė,
Ec e merr gjirokastrinė!
9. Do tė hash e tė bėsh qejf?
Sofra shtruar si pėr mbret,
Pastėrti e pėr kismet,
Tė tilė gjen veē nė Pėrmet!
10. A do male me dėborė?
Trima tė fortė e maėsorė,
Fort bujar e burrėror,
Shko nė Kukės i ke nė dorė!
11. Kėta Matjanėt burra tė zotė !
Qė dikur kanė bėrė barot,
Se i njeh gjithė vendi mbanė,
Janė tė aftė pėr xhandarė
12. A do trima e sejmenė ?
Kapardisur kudo venė,
Pa i zėnė gjumi mos flenė,
Pėr tre mirditorė bėj benė!
13. Do dembeė pėr Stambolė ?
Mos u lodh tė bezdisėsh dynjanė,
Nė Tiranė rresht tabanė,
Vėtėm tė zgjasėsh njė dorė!
14. Do pėr punė ?Njė Korēar,
I ke bujq e ustallarė
Me gra bashkė venė nė varrė!
Kokė e kėmbė si ke tė sharė!
15. Hall i madh me Skrapallinė
Ka rrezik tė hash dhe dru,
Dy ministra le tė rinė,
Se na duhen dhe pa tru!
16. A do urtė njerezit tė rrinė ?
Nė komandė tė kesh ushtrinė ?
Nė terbjet tė kesh njerėzinė ?
Merr tė gjithė Labėrinė !
17. Ore tė gjorė haruam Vlorėn!
Se kjo punė lahet me gjak!
Dy shirite e njė medalje,
Kesaj gjėje i venė kapak!.
18. A tė duhen sharlatanė ?
Qė tė ėpien nė ēdo anė ?
Qė tė pėrēajnė vatanė ?
Ke sa tė duash Tropojanė !